Rreth Nesh

About Us

Ti meriton të jetosh larg frikës.

LKGV hapi Linjën e parë të Këshillimit për Gra dhe Vajza të dhunuara në Shqipëri më 1996.
Ne ofrojmë këshillim telefonik si dhe këshillim ballë për ballë për qindra gra çdo vit. Linja jonë ofron këshillim psikologjik dhe ligjor falas, me qellim fuqizimin dhe mbështetjen e grave që janë viktima të dhunës.

Ne besojmë në një botë ku mardhëniet janë të shëndetshme dhe pa dhunë

home
home
home
home

Misioni

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza ka si misionin e saj emancipimin shoqëror të grave dhe vajzave, si dhe promovimin e të drejtave të njeriut për të garantuar barazinë shoqërore, ekonomike dhe politike mes grave dhe burrave në Shqipëri. 

Vizioni

Linja e Këshillimit për Gratë dhe Vajzat ka si vizion të sajin një vend pa dhunë dhe me barazi gjinore, ku gratë dhe vajzat kanë hapësira dhe mundësi të barabarta me burrat dhe djemtë.