Social Impact Center Albania (SICA), në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri, organizoi lançimin e aplikacionit ndërkombëtar “The Sorority”, një platformë inovative solidariteti që synon të forcojë reagimin komunitar dhe mbështetjen për gratë dhe vajzat.
Eventi mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, partnerë ndërkombëtarë dhe aktorë të ndryshëm të angazhuar në promovimin e sigurisë dhe barazisë gjinore.
“The Sorority”, me një komunitet global prej mbi 370,000 përdorueseve, ofron një mekanizëm të menjëhershëm reagimi për situata rreziku, duke mundësuar që qytetarët në afërsi të japin mbështetje dhe të aktivizojnë institucionet përkatëse.
Ky aktivitet shërbeu si një platformë për dialog dhe bashkëpunim ndërinstitucional, duke theksuar rëndësinë e teknologjisë në forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe solidaritetit në komunitet.
