Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza mori pjesë në nismën “8 Gra për 8 Mars”, një aktivitet që shërbeu si një moment reflektimi dhe vlerësimi për rolin dhe kontributin e grave në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë.