Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza organizoi një aktivitet ndërgjegjësues në bashkëpunim me Vodafone Albania.
Ky aktivitet solli së bashku profesionistë, përfaqësues institucionesh dhe komunitetin, për të diskutuar mbi sfidat e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe për të promovuar mekanizmat e mbështetjes.
Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e raportimit të rasteve të dhunës dhe roli i Linjës së Këshillimit si një shërbim falas, 24/7 dhe konfidencial.
Mesazhi kryesor i aktivitetit ishte i qartë: asnjë grua dhe vajzë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje.
