Jeni dhunuar por ndiheni te frikesuara te kontaktoni
Dhunuesi juaj kontrollon cdo mjet komunikimi tuajin
Mos u frikesoni, kontaktoni me ne duke ruajtur anonimatin tuaj.
Website jone permban 2 dritare komunikimi, perkatesisht:
Anonymous chat qe gjendet ne anen e djathte poshte te website-it
Kjo dritare komunikimi garanton 100% anonimatin tuaj ne kte dritare ju mundet te komunikoni drejt per drejt me stafin tone dhe punonjeset tona do tju gjenden prane 24 ore ne 24 ne cdo kohe duke ju ofruar ndihme ne cdo moment. Mos ngurroni te kontaktoni sepse kjo dritare nuk ruan asnje informate tuajen dhe ju ben te mundur te lidheni ne kohe reale me ne.
Whatsapp chat i cili gjendet ne anen e majte poshte te website-it
Per nje komunikim me privat dhe me komod dhe me te shpejte kemi vendosur kete mundesi per tu gjendur sa me prane jush.
Nese ky mjet komunikimi ju kontrollohet me poshte do tju ilustrojme se si te ndiheni sa me te sigurta dhe si te arrini te fshini komunikimet nga ky aplikacion.
Si te fshini mesazhet e nje bisede ne Whatsapp
Hapi 1: Hapni whatsapp ne telefonin tuaj.
Hapi 2: Zgjidhni nje kontakt. Me pas zgjidhni mesazhin dhe qe doni te fshihni dhe shtypeni gjat deri ne momentin qe pamja e koshit shfaqet ne ekranin tuaj.
Hapi 3: Klikoni mbi koshin dhe me pas klikoni delete message.
Si te fshini komplet biseden nga Whatssapp.
Hapi 1: Zgjidhni nje nga kontaktet ne kategorine chats.
Hapi 2: Shtypni gjat mbi biseden qe doni te fshihni derisa tju shfaqet tabela.
Hapi 3: Zgjidhni “Delete chat” dhe me pas “DELETE”