Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues me nxënës të shkollës “Luan Hajdaraga”.
Ky aktivitet u konceptua si një hapësirë dialogu dhe reflektimi, ku të rinjtë diskutuan mbi format e ndryshme të dhunës, përfshirë dhunën në familje dhe atë digjitale.
Përmes diskutimeve interaktive, nxënësit u njohën me mënyrat e parandalimit dhe raportimit të dhunës, si dhe me rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të shëndetshme dhe të barabarta.
Ky aktivitet theksoi rolin kyç të të rinjve si agjentë ndryshimi në shoqëri.
