Në fund të vitit, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza organizoi një aktivitet solidariteti për gratë dhe vajzat që kanë përfituar nga shërbimet e saj.
Në një atmosferë festive, u shpërndanë dhurata simbolike, duke synuar të sjellin pak më shumë ngrohtësi, shpresë dhe mbështetje për përfitueset.
Ky aktivitet reflektoi angazhimin e vazhdueshëm të Linjës për të qenë pranë grave jo vetëm në momente vështirësie, por edhe në momente gëzimi.
Mesazhi i aktivitetit ishte i qartë: solidariteti dhe kujdesi janë thelbësorë për ndërtimin e një komuniteti më të fortë dhe më mbështetës.
