Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza organizoi një aktivitet ndërgjegjësues në bashkëpunim me Njësinë Administrative Kashar.
Në këtë takim morën pjesë anëtarë të Mekanizmit të Referimit, si dhe gra të prekura nga dhuna, duke krijuar një hapësirë të hapur për diskutim, reflektim dhe mbështetje.
Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e raportimit të rasteve të dhunës dhe fuqizimit të grave për të kërkuar ndihmë përmes mekanizmave ekzistues.
Linja e Këshillimit vijon të ofrojë mbështetje falas, konfidenciale dhe të aksesueshme 24/7 për çdo grua dhe vajzë në nevojë.
