Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza organizoi një aktivitet ndërgjegjësues në Njësinë Administrative nr. 3, në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit”.
Takimi mblodhi anëtarë të Mekanizmit të Referimit dhe gra të prekura nga dhuna, duke nxitur dialog të hapur mbi mënyrat e identifikimit dhe raportimit të rasteve.
Ky aktivitet theksoi rëndësinë e mbështetjes komunitare dhe rolin e institucioneve në garantimin e sigurisë për gratë dhe vajzat.
