Në Njësinë Administrative nr. 11 u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave”.
Takimi përfshiu anëtarë të Mekanizmit të Referimit dhe gra të prekura nga dhuna, duke u fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e raportimit të rasteve.
Ky aktivitet përforcoi rëndësinë e një reagimi të koordinuar dhe të menjëhershëm për të mbështetur viktimat dhe për të parandaluar rastet e dhunës.
