Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit”, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues me nxënës të shkollës 9-vjeçare “Hasan Vogli”.
Gjatë aktivitetit, nxënësit diskutuan mbi rëndësinë e denoncimit të çdo forme dhune dhe u informuan mbi mënyrat e kërkimit të ndihmës pranë institucioneve përkatëse dhe shërbimeve të specializuara.
Ky aktivitet synoi të rrisë ndërgjegjësimin tek të rinjtë dhe t’i fuqizojë ata për të qenë pjesë aktive në parandalimin e dhunës në komunitetet e tyre.
