Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit, këshilluesja Kristiana Tusha nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza ndau në RTSH 24 të dhëna dhe reflektime mbi rastet e raportuara të dhunës.
Ajo theksoi se përveç dhunës fizike, psikologjike, emocionale dhe seksuale, një shqetësim në rritje mbetet edhe dhuna digjitale.
Intervista shërbeu si një thirrje e hapur për të gjitha gratë dhe vajzat që të raportojnë dhunën dhe të kërkojnë mbështetje përmes linjës falas dhe konfidenciale 24/7.
