Një nga këshillueset më të hershme të Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, Anila Dedei, me mbi 29 vite përvojë në fushën e dhunës me bazë gjinore, u vlerësua me çmim për kontributin e saj të palodhur.
Vlerësimi u dha gjatë një eventi të organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, në bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe organizatat ndërkombëtare.
Ky moment shënoi një njohje të rëndësishme për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në mbështetje të grave dhe vajzave në Shqipëri.
