Në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe institucione vendase, u organizua një aktivitet me temë “Gratë dhe Fëmijët e Rikthyer nga zonat e konfliktit – nga Mbështetja tek Qëndrueshmëria”.
Eventi mblodhi përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, institucioneve shtetërore, trupit diplomatik, policisë në komunitet dhe organizatave të shoqërisë civile, duke krijuar një platformë të rëndësishme për dialog dhe koordinim.
Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e një qasjeje të integruar ndërinstitucionale për riintegrimin, rehabilitimin dhe risocializimin e grave dhe fëmijëve të rikthyer.
Një nga momentet më domethënëse të aktivitetit ishte prezantimi i produkteve artizanale dhe krijimeve të realizuara nga gratë, si dhe aktivitetet kreative të fëmijëve, të cilat dëshmuan transformimin personal dhe social të përfituesve.
Ky aktivitet shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe ndërtimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
