Në Prefekturën e Vlorës u zhvillua një trajnim dy-ditor për Komitetet Rajonale mbi adresimin e rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar në komunitet.
Trajnimi trajtoi gjithashtu mënyrat e reagimit ndaj nevojave të personave të rikthyer nga zonat e konfliktit, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të koordinuar dhe ndërinstitucionale.
Ky aktivitet u organizua nga Qendra për Siguri dhe Paqe në Shqipëri, pjesë e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Prefekturën Vlorë, me mbështetjen e Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).
