Në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri dhe partnerë të tjerë, u organizua një workshop ndërinstitucional me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucione publike dhe organizata të shoqërisë civile.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i aplikacionit “The Sorority” dhe nxitja e bashkëpunimit për përdorimin e mjeteve digjitale në mbrojtjen e grave dhe vajzave.
Diskutimet u fokusuan në mënyrat se si teknologjia mund të përmirësojë reagimin ndaj rasteve të dhunës, duke fuqizuar komunitetin dhe duke rritur ndërveprimin me institucionet përgjegjëse.
Ky aktivitet kontribuoi në ndërtimin e një qasjeje të përbashkët dhe të koordinuar për sigurinë dhe mirëqenien e grave në Shqipëri.
