EKSPERT/E PËR INTEGRIM DHE REHABILITIM, NDIHME PUNESIMI
Kohëzgjatja: Sipas kontratës (15 dite pune)
Data e shpalljes: 26.08.2023
Rreth nesh
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV), me mbi 25 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale, ligjore dhe edukative për viktimat e dhunës dhe komunitetet vulnerabël, është aktor kryesor në programet e parandalimit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm (CVE/PCVE) në Shqipëri. Në kuadër të nismës se financuar nga GCERF, LKGV synon të lidhë ish-të burgosurit e radikalizuar me Zyrat Vendore të Punësimit, shërbimet sociale dhe ofruesit shtetërorë të arsimit dhe formimit profesional (VET), për të garantuar një proces të qëndrueshëm riintegrimi.
Përshkrimi i punës dhe detyrat kryesore
Eksperti/ja do të jetë përgjegjës për:
- Zbatimin e nje plani për lidhjen e ish-të burgosurve të radikalizuar me shërbimet e punësimit, sociale dhe VET.
- Koordinimin me Zyrat Vendore të Punësimit dhe strukturat përkatëse të pushtetit vendor dhe qendror.
- Referimin e rasteve në shërbimet sociale dhe ndjekjen e progresit të tyre.
- Bashkëpunimin me institucionet shtetërore për të garantuar aksesin e target-grupit në programe VET dhe mundësi punësimi.
- Përgatitjen e raporteve individuale per secilin ish te burgosur mbi procesin e lidhjes së rasteve dhe rekomandime për përmirësim.
Kriteret e aplikimit
Kandidatja/i duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Diplomë Master në Shkenca Sociale, Psikologji, Punë Sociale, Shkenca Politike, Edukim ose fusha të ngjashme.
- Minimum 7 vite përvojë profesionale në fushën e riintegrimit dhe rehabilitimit të ish-të burgosurve ose grupeve vulnerabël.
- Njohuri të thelluara mbi radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, rehabilitimin psiko-social dhe qasjet e riintegrimit në komunitet.
- Përvojë e dokumentuar në punën me institucionet shtetërore dhe shërbimet e punësimit.
- Aftësi të shkëlqyera bashkëpunimi ndër-institucional dhe raportimi.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (avantazh).
Mënyra e aplikimit
Të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën elektronike: [email protected] me subjekt:
Aplikim për pozicionin “Ekspert për riintegrim dhe rehabilitim”
Aplikimi duhet të përmbajë:
- CV të detajuar
- Oferte Financiare
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 10 shtator 2023
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. LKGV ofron mundësi të barabarta punësimi.
SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE