Pozicioni: Ekspert/e për hartimin e standardeve të operimit për ngritjen e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe për Rehabilitimin e Riintegrimin e Personave të Rikthyer nga Zonat e Konfliktit (RFTFs)
Kohëzgjatja: Konsulencë afatshkurtër – 20 ditë pune
Data e shpalljes: 26.08.2023
Rreth nesh
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV), një organizatë me mbi 25 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale, ligjore dhe edukative për viktimat e dhunës dhe komunitetet vulnerabël, ka qenë ndër aktorët kryesorë në nismat për parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm (CVE/PCVE) në Shqipëri. Në kuadër të projektit të mbështetur nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF), LKGV synon të angazhojë një ekspert/e për të hartuar standardet e operimit që do të udhëheqin funksionimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për CVE dhe për proceset e rehabilitimit dhe riintegrimit të RFTFs.
Përshkrimi i punës dhe detyrat kryesore
Eksperti/ja do të jetë përgjegjës për:
- Analizën e dokumenteve ekzistuese kombëtare dhe ndërkombëtare mbi mekanizmat e referimit në fushën e CVE dhe R&R.
- Hartimin e një seti standardesh operimi (SOPs) për ngritjen dhe funksionimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit.
- Sigurimin që standardet të përfshijnë qasje të integruara psiko-sociale, ligjore, arsimore dhe të sigurisë për RFTFs.
- Konsultimin me aktorë institucionalë dhe shoqërinë civile për validimin e draftit.
- Përgatitjen e një raporti përfundimtar me rekomandime për zbatimin praktik.
Kriteret e aplikimit
Kandidatja/i duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Diplomë Master në Shkenca Sociale, Juridike, Politike, të Sigurisë, Teknologjise, Administrates Publike ose fusha të ngjashme.
- Minimum 7 vite përvojë profesionale në fushën e politikave publike, sigurisë, CVE/PCVE ose R&R.
- Përvojë e dokumentuar në hartimin e standardeve, protokolleve apo mekanizmave ndër-institucionalë.
- Njohuri shumë të mira të kornizave ligjore dhe praktikave ndërkombëtare për CVE dhe RFTFs.
- Aftësi shumë të mira analitike, koordinuese dhe përgatitje raportesh.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe të mira të gjuhës angleze.
Mënyra e aplikimit
Të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën elektronike: [email protected] me subjekt:
Aplikim për pozicionin “Ekspert për hartimin e standardeve të operimit për Mekanizmin Kombëtar të Referimit – CVE”
Aplikimi duhet të përmbajë:
- CV të detajuar
- Ofertë financiare
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 10 shtator 2023 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
LKGV ofron mundësi të barabarta punësimi.
SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE