• Follow Us:
  • 116 117
  • [email protected]
Hotline Albania
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Aktivitete
  • Publikime
  • Ligje dhe Konventa
  • Kontakt
  • Siguria
  • Platformë Trajnuese
  • admin
  • 0 comments

THIRRJE PËR APLIKIM

Pozicioni: Ekspert/e për hartimin e modulit të trajnimit mbi përshtatjen e shërbimeve të riintegrimit për ish-të burgosurit e radikalizuar
Kohëzgjatja: 12 ditë pune

Data e shpalljes: 20 tetor 2023

Rreth nesh

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV), me mbi 25 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale, ligjore dhe edukative për komunitetet vulnerabël, është angazhuar prej disa vitesh në programet e parandalimit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm (CVE/PCVE). Në kuadër të këtyre nismave dhe projektit te financuar nga GCERF, LKGV do të organizojë një trajnim me stafin e shërbimeve sociale dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Tiranë mbi mënyrën e përshtatjes së shërbimeve të riintegrimit në komunitet sipas nevojave të ish-të burgosurve të radikalizuar.

Përshkrimi i punës dhe detyrat kryesore

Eksperti/ja do të jetë përgjegjës për:

  • Hartimin e një moduli trajnimi të detajuar mbi përshtatjen e shërbimeve të riintegrimit për ish-të burgosurit e radikalizuar.
  • Përfshirjen në modul të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe përshtatjen e tyre në kontekstin shqiptar.
  • Strukturuarjen e modulit me pjesë teorike, praktike dhe raste studimore konkrete.
  • Sigurimin që moduli të adresojë dimensionet psiko-sociale, punësimin, përfshirjen komunitare dhe mbështetjen institucionale.
  • Paraqitjen e draftit për shqyrtim nga LKGV dhe dorëzimin e versionit final pas integrimit të komenteve.

Kriteret e aplikimit

Kandidatja/i duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë Master në Shkenca Sociale, Psikologji, Punë Sociale, Shkenca Politike, Siguri ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 7 vite përvojë në fushën e shërbimeve sociale, punësimit apo riintegrimit të ish-të burgosurve dhe individëve vulnerabël.
  • Njohuri mbi radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, proceset e rehabilitimit dhe riintegrimit.
  • Përvojë e dokumentuar në hartimin e moduleve, manualeve apo materialeve të trajnimit.
  • Aftësi shumë të mira prezantimi, analize dhe hartimi dokumentesh.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (avantazh).

Mënyra e aplikimit

Të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën elektronike: [email protected] me subjekt:
Aplikim për pozicionin “Ekspert për hartimin e modulit të trajnimit mbi riintegrimin”

Aplikimi duhet të përmbajë:

  • CV të detajuar
  • Oferte financiare

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 5 nëntor 2023

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. LKGV ofron mundësi të barabarta punësimi.

SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE

oferta financiare templateDownload

Tags :

Uncategorized @sq

Search

Postimet e fundit

  • 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore | Ngjarja Hapëse në COD, Zyra e Kryeministrit
  • Hartimi bashkëpunimit shumëpalësh për Ndërtimin e Qëndrueshmërisë të Rinisë ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri
  • THIRRJE PËR APLIKIM
  • Në kuadër të projektit “INCLUSSIVE – Kapacitete të përmirësuara dhe inovative të njësive vendore për integrim të suksesshëm social të subjekteve në nevojë,” Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi takimin përmbyllës, mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian.
  • Sa javë e rëndësishme ka qenë për P/CVE dhe R&R në Shqipëri!

Made with by Bozo Services © 2020 LKGV. All rights reserved.

  • Albanian