PSIKOLOG/E NË TERREN PËR TË RIKTHYERIT NGA ZONAT E KONFLIKTIT
Organizata: Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV)
Data e publikimit: 11 Janar 2024
Afati i aplikimit: 26 Janar 2024
Përshkrimi i Pozicionit
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) shpall thirrjen për angazhimin e një Psikologu/eje në terren, i/e cili/a do të ofrojë shërbime psiko-sociale për individët e rikthyer nga zonat e konfliktit dhe familjet e tyre. Qëllimi i këtij pozicioni është mbështetja e procesit të riintegrimit përmes këshillimit psikologjik, vlerësimit të nevojave, ndërhyrjeve individuale/familjare dhe referimit në shërbime të tjera të specializuara.
Detyrat Kryesore
- Ofrimi i këshillimit individual dhe në grup për të rikthyerit dhe familjarët e tyre.
- Bashkëpunimi me institucionet shtetërore dhe mekanizmat lokalë të referimit.
- Përgatitja e raporteve mujore mbi rastet dhe aktivitetet e realizuara.
- Kontribut në ngritjen e kapaciteteve komunitare për parandalimin e rrezikut të ri-ekspozimit.
Kriteret e Përzgjedhjes
- Diplomë universitare në Psikologji (preferohet Master).
- Minimum 3 vite eksperiencë pune në këshillim psikologjik ose punë sociale me grupe vulnerabël.
- Eksperiencë në punën në terren dhe bashkëpunimin me institucione publike apo organizata të shoqërisë civile.
- Njohuri mbi çështjet e reintegrimit, traumës dhe mbështetjes psiko-sociale.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe raportimi.
Kohëzgjatja dhe Kushtet e Kontratës
- Lloji i kontratës: Me afat të caktuar (11 muaj)
- Periudha e punës: 1 Shkurt 2024 – 31 Dhjetor 2024
- Vendi i punës: Tiranë dhe terren (sipas nevojave të projektit)
Aplikimi
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë:
- CV-në e përditësuar,
- Oferte financiare
Dokumentet duhet të dërgohen me email në adresën: [email protected] me subjekt: Aplikim për pozicionin Psikolog/e në terren.Afati i fundit i aplikimit është 26 Janar 2024, ora 23:59. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE