• Follow Us:
  • 116 117
  • [email protected]
Hotline Albania
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Aktivitete
  • Publikime
  • Ligje dhe Konventa
  • Kontakt
  • Siguria
  • Platformë Trajnuese
  • admin
  • 0 comments

THIRRJE PËR APLIKIM

ASISTENT PROGRAMI ME KOHE TE PLOTE

Data e publikimit: 09.01.2023
Afati i aplikimit: 22.01.2023
Kohëzgjatja e kontratës: 01 Shkurt 2023 – 31 Dhjetor 2023
Projekti: Leaving the past behind, i mbështetur nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF)
Organizata: Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV)

Rreth organizatës dhe projektit

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1996, e para në Shqipëri që ngriti një linjë telefonike kombëtare falas për viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore. Për më shumë se dy dekada, LKGV ka ofruar shërbime psikosociale, juridike dhe mbështetje për fuqizimin e grave dhe vajzave, duke kontribuar njëkohësisht në hartimin e legjislacionit kombëtar dhe forcimin e mekanizmave institucionalë kundër dhunës. Organizata ka ndihmuar mbi 148,000 gra dhe vajza në nivel kombëtar dhe ka luajtur një rol kyç në ngritjen e mekanizmave të referimit në bashki të ndryshme të vendit.

Projekti i mbështetur nga GCERF fokusohet në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe përforcimin e reziliencës komunitare. Përmes shërbimeve të drejtpërdrejta për individë dhe familje, ndërgjegjësimit publik, trajnimeve dhe përfshirjes së aktorëve lokalë, projekti synon të reduktojë faktorët e rrezikut dhe të forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional në nivel vendor e kombëtar. Ky projekt i jep prioritet krijimit të alternativave pozitive për të rinjtë dhe mbështetjes së komuniteteve për të ndërtuar një mjedis më të sigurt dhe gjithëpërfshirës.

Përshkrimi i pozicionit

Asistenti i Programit do të mbështesë zbatimin e aktiviteteve të projektit, duke siguruar koordinim efektiv të brendshëm dhe mbajtjen e dokumentacionit administrativ dhe teknik. Pozicioni përfshin bashkëpunim të ngushtë me stafin e projektit, partnerët dhe palët e interesuara në nivel vendor dhe kombëtar.

Detyrat kryesore

  • Mbështetje në planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve të projektit.
  • Përgatitja dhe menaxhimi i dokumentacionit të projektit (raporte, lista pjesëmarrësish, minuta takimesh etj.).
  • Koordinim logjistik për aktivitetet në terren dhe ngjarjet publike.
  • Ndihmë në komunikimin me partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë.
  • Mbajtja e një arkive të plotë të materialeve të projektit në përputhje me kërkesat e donatorit.
  • Përkrahje në monitorimin dhe raportimin e aktiviteteve sipas planit të punës.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në shkencat sociale, administrim, juridik ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë pune të ngjashme në projekte të shoqërisë civile ose me donatorë ndërkombëtarë është e preferueshme.
  • Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe shkrimi.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze (me shkrim dhe me gojë).
  • Njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office dhe mjeteve digjitale.

Procedura e aplikimit

Të interesuarit duhet të dërgojnë:

  1. CV-në e përditësuar

në adresën e emailit: [email protected], me subjekt “Aplikim për Asistent Programi – GCERF”, deri më datë 22.01.2024

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE

oferta financiare templateDownload

Tags :

Uncategorized @sq

Search

Postimet e fundit

  • 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore | Ngjarja Hapëse në COD, Zyra e Kryeministrit
  • Hartimi bashkëpunimit shumëpalësh për Ndërtimin e Qëndrueshmërisë të Rinisë ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri
  • THIRRJE PËR APLIKIM
  • Në kuadër të projektit “INCLUSSIVE – Kapacitete të përmirësuara dhe inovative të njësive vendore për integrim të suksesshëm social të subjekteve në nevojë,” Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi takimin përmbyllës, mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian.
  • Sa javë e rëndësishme ka qenë për P/CVE dhe R&R në Shqipëri!

Made with by Bozo Services © 2020 LKGV. All rights reserved.

  • Albanian