Pozicioni: Shërbim për prodhimin dhe transmetimin kombetar te një radio spoti 30 sekondësh
Data e publikimit: 09 Janar 2023
Afati i aplikimit: 24 Janar 2023
Rreth projektit
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) po zbaton projektin “Leaving the Past Behind: Building resilience to violent extremism”, të mbështetur nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF). Projekti synon parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe riintegrimin e individëve të rikthyer në komunitet, përmes aktiviteteve të ndërgjegjësimit, edukimit dhe ngritjes së kapaciteteve.
Përshkrimi i angazhimit
LKGV kërkon një operator radioje për prodhimin dhe transmetimin e një radio spoti 30 sekondësh, i cili do të transmetohet në valët e radios sipas planit të dakorduar.
- Spoti do të ketë vetëm 1 zë.
- Teksti i spotit do të përgatitet nga vetë operatori i radios, në konsultim me ekipin e LKGV.
- Spoti duhet të ketë cilësi të lartë teknike dhe të përshtatet me publikun target.
Kriteret e aplikimit
- Eksperiencë e mëparshme në prodhimin dhe transmetimin e spoteve radiofonike.
- Aftësi krijuese dhe përvojë në përgatitjen e teksteve të shkurtër sensibilizuese.
- Mundësi për garantimin e transmetimit në kohë dhe në stacione radio me mbulim të gjerë.
Dokumentet që duhet të përmbajë aplikimi
- Ofertë financiare për prodhimin dhe transmetimin e spotit.
- Informacion mbi periudhën e transmetimit të ofruar.
Mënyra e aplikimit
Aplikimet duhet të dërgohen brenda datës 24 Janar 2023 në adresën elektronike: [email protected]
Subjekti i email-it: “Aplikim për prodhim dhe transmetim radio spoti – Projekti GCERF”
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE