• Follow Us:
  • 116 117
  • [email protected]
Hotline Albania
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Aktivitete
  • Publikime
  • Ligje dhe Konventa
  • Kontakt
  • Siguria
  • Platformë Trajnuese
  • admin
  • 0 comments

THIRRJE PËR APLIKIM

Pozicioni: Ekspert/e ose kompani për zhvillimin e trajnimeve me personat fokalë në 12 qarqet e Shqipërisë
Kohëzgjatja: Angazhim me ditë pune sipas paketës së trajnimeve të përcaktuara më poshtë

Data e shpalljes: 08.12.2023

Rreth nesh

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) ka mbi 25 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale, ligjore dhe edukative për viktimat e dhunës dhe komunitetet vulnerabël. Në kuadër të projekteve për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm (CVE), LKGV po zbaton një program të specializuar të trajnimeve në nivel kombëtar për të mbështetur institucionet vendore dhe rajonale, me synim forcimin e kapaciteteve për rehabilitimin, riintegrimin dhe referimin e rasteve ne kuader te projektit te financuar nga GCERF.

Përshkrimi i punës

Kërkohen 3 ekspertë/e (ose kompani) që do të ofrojnë trajnime të strukturuara për personat fokalë dhe institucionet në 12 prefekturat e Shqipërisë.

Eksperti 1 – CVE dhe Riintegrimi

  • Tematika: ekstremizmi i dhunshëm, radikalizmi fetar dhe riintegrimi i të rikthyerve në komunitet.
  • Angazhimi: 12 ditë pune (1 ditë për çdo prefekturë).
  • Përgjegjësitë: zhvillimi i sesioneve individuale, raportim përmbledhës.

Eksperti 2 – Administrata publike dhe referimi i rasteve

  • Tematika: roli i administratës publike, mekanizmat e referimit dhe bashkëpunimi me institucionet shtetërore.
  • Angazhimi: 28 ditë pune (4 ditë në Tiranë, 3 ditë në Durrës, 3 ditë në Vlorë, 2 ditë në secilën prefekturë tjetër).
  • Përgjegjësitë: zhvillimi i sesioneve individuale, raportim përmbledhës.

Eksperti 3 – Standardet e Operimit dhe Procedurave dhe rregulloret e Komiteteve Rajonale

  • Tematika: zbatimi i rregulloreve dhe standardeve operative (SOP) për komitetet rajonale.
  • Angazhimi: 60 ditë pune (5 ditë për çdo prefekturë).
  • Përgjegjësitë: zhvillimi i sesioneve individuale, mbështetje për standardizimin e punës dhe raportim final.

Detyrat kryesore për të tre ekspertët

  • Organizimi dhe zhvillimi i sesioneve në terren në 12 prefekturat e Shqipërisë.
  • Përdorimi i metodologjive interaktive për rritjen e pjesëmarrjes dhe përvetësimit të njohurive.
  • Monitorimi i progresit të pjesëmarrësve dhe përgatitja e raporteve përmbledhëse me rekomandime praktike.
  • Koordinimi me institucionet vendore për të siguruar që përmbajtja e trajnimeve është në përputhje me nevojat specifike të prefekturave.

Kriteret e aplikimit

Kandidatja/i ose kompania duhet të plotësojë:

  • Diplomë universitare (Bachelor/Master) në shkenca sociale, administrim publik, zhvillim komunitar ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 5 vite përvojë në trajnime, ngritje kapacitetesh ose punë me institucione vendore/shtetërore.
  • Përvojë e dëshmuar në zhvillimin e moduleve dhe përdorimin e metodologjive interaktive.
  • Kuptim i mirë i kontekstit lokal dhe funksionimit të institucioneve publike në Shqipëri.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim.
  • Njohja shumë e mirë e gjuhës shqipe (anglishtja është avantazh).
  • Gatishmëri për udhëtime në 12 prefekturat e Shqipërisë.

Mënyra e aplikimit

Të interesuarat/it janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën elektronike: [email protected] ose pranë zyrës në adresën:
Rr. Muhamet Gjollesha, Nd. 122, H.4, Ap. 8

Subjekti i e-mail-it: “Aplikim për pozicionin: Ekspert/e trajnimesh”

Aplikimi duhet të përmbajë:

  • Ofertë financiare (me ditë pune dhe tarifën përkatëse)
  • CV të detajuar

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
* Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet.
* LKGV garanton mundësi të barabarta punësimi për të gjitha aplikantet/ët.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 24.12.2023

SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE

oferta financiare templateDownload

Tags :

Uncategorized @sq

Search

Postimet e fundit

  • 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore | Ngjarja Hapëse në COD, Zyra e Kryeministrit
  • Hartimi bashkëpunimit shumëpalësh për Ndërtimin e Qëndrueshmërisë të Rinisë ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri
  • THIRRJE PËR APLIKIM
  • Në kuadër të projektit “INCLUSSIVE – Kapacitete të përmirësuara dhe inovative të njësive vendore për integrim të suksesshëm social të subjekteve në nevojë,” Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi takimin përmbyllës, mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian.
  • Sa javë e rëndësishme ka qenë për P/CVE dhe R&R në Shqipëri!

Made with by Bozo Services © 2020 LKGV. All rights reserved.

  • Albanian