PRODHIMI I NJË VIDEO-REPORTAZHI PËR TË RIKTHYERIT NË KUADËR TË PROJEKTIT GCERF
Dt. 2 maj 2024
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) shpall thirrjen për aplikim nga kompani, studio ose profesionistë të fushës audiovizive për prodhimin e një video-reportazhi me kohëzgjatje deri në 10 minuta, në kuadër të projektit të financuar nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).
Qëllimi
Video-reportazhi synon të dokumentojë dhe pasqyrojë historitë, sfidat dhe përpjekjet për riintegrimin e individëve të rikthyer nga zonat e konfliktit, si dhe mbështetjen e ofruar për ta dhe familjet e tyre përmes shërbimeve psiko-sociale dhe komunitare.
Objektivat kryesore
- Të sjellë dëshmi reale dhe histori personale të procesit të riintegrimit.
- Të tregojë rolin e institucioneve dhe organizatave partnere në mbështetje të të rikthyerve.
- Të promovojë mesazhe mbi reziliencën, shpresën dhe rëndësinë e përfshirjes sociale.
- Të shërbejë si material sensibilizues dhe advokues për publikun e gjerë, partnerët dhe donatorët.
Përshkrimi i punës
Kompania/profesionisti i kontraktuar do të ketë përgjegjësitë:
- Hartimi i konceptit kreativ dhe skenarit në bashkëpunim me ekipin e LKGV.
- Filmimi në terren (intervista, pamje ilustrative, aktivitete).
- Montazhi profesional i materialit me elementë grafikë, titra në shqip dhe anglisht.
- Dorëzimi i versionit final me cilësi transmetimi (Full HD/4K).
Kriteret e përzgjedhjes
- Përvojë e mëparshme në prodhimin e video-dokumentarëve, reportazheve ose materialeve sensibilizuese.
- Aftësi për të punuar me afate të shkurtra dhe me profesionalizëm.
- Njohuri mbi temat e të drejtave të njeriut, riintegrimit dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm (përbën avantazh).
Afati i zbatimit
Video-reportazhi duhet të përfundojë dhe dorëzohet brenda një periudhe maksimum 4 javë nga nënshkrimi i kontratës.
Mënyra e aplikimit
Të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën elektronike [email protected] dokumentacionin e mëposhtëm:
- CV profesionale ose prezantim të kompanisë/studios.
- Ofertë financiare të detajuar.
Në subjektin e e-mailit duhet të specifikohet: Aplikim për prodhimin e video-reportazhit – Projekti GCERF
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 19/05/2024.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. LKGV siguron mundësi të barabarta për të gjithë aplikuesit.
SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE