• Follow Us:
  • 116 117
  • [email protected]
Hotline Albania
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Aktivitete
  • Publikime
  • Ligje dhe Konventa
  • Kontakt
  • Siguria
  • Platformë Trajnuese
  • admin
  • 0 comments

THIRRJE PËR APLIKIM

EKSPERT VIDEO/KAMERAMAN PËR ZHVILLIMIN E INTERVISTAVE ME LIDERË FETARË

Data e publikimit: 03.02.2023
Afati i aplikimit: 19.02.2023
Kohëzgjatja e angazhimit: deri më 31.12.2024
Projekti: “Leaving the past behind”, i mbështetur nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF)

Përshkrimi i angazhimit

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV), një organizatë me përvojë shumëvjeçare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, shpall thirrjen për angazhimin e një eksperti video/kameramani (individ ose kompani/studio).

Angazhimi ka për qëllim realizimin dhe dokumentimin profesional të 20 intervistave me liderë fetarë në Tiranë, të cilat do të fokusohen në:

  • Ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar;
  • Procesin e riintegrimit të personave të rikthyer nga zonat e konfliktit.

Ky material audioviziv do të përdoret për qëllime ndërgjegjësimi, dokumentimi dhe promovimi të praktikave pozitive në kuadër të projektit të mbështetur nga GCERF.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Eksperti i përzgjedhur do të ketë detyrat e mëposhtme:

  • Planifikimi dhe zhvillimi i procesit të xhirimit për 20 intervista, në koordinim të plotë me ekipin e projektit;
  • Sigurimi i cilësisë së lartë teknike në pamje dhe audio, përmes përdorimit të dy mikrofonave dhe pajisjeve profesionale të xhirimit;
  • Montimi dhe redaktimi i materialeve të xhiruara, duke përfshirë titrat në gjuhën shqipe ose angleze;
  • Dorëzimi i materialeve finale sipas standardeve të përcaktuara dhe brenda afateve kohore të vendosura nga projekti.

Kriteret e përzgjedhjes

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Eksperiencë e dëshmuar në fushën e prodhimeve audiovizive, kamerimit dhe montazhit;
  • Posedimi i pajisjeve profesionale për xhirim dhe montazh (kamera me rezolucion të lartë, mikrofonë, pajisje ndriçimi etj.);
  • Aftësi për të realizuar intervista të strukturuara me cilësi të lartë teknike dhe vizuale;
  • Përvojë e mëparshme në projekte sociale, hulumtuese apo bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile përbën avantazh;
  • Fleksibilitet dhe aftësi për të respektuar afatet kohore, duke punuar në koordinim me një ekip multidisiplinar.

Kushtet e kontratës

  • Angazhimi do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2024.
  • Të gjitha kostot teknike dhe logjistike (pajisje, transport, akomodim, montazh) do të mbulohen nga eksperti ose kompania aplikante dhe duhet të përfshihen në ofertën financiare.

Dokumentet e aplikimit

Të interesuarit duhet të dorëzojnë:

  1. CV profesionale;
  2. Ofertë financiare për realizimin e plotë të angazhimit (duke përfshirë incizimin, montazhin dhe dorëzimin e 20 intervistave të titruara).

Afati dhe mënyra e aplikimit

Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen deri më 19 shkurt 2023, në adresën:
📧 [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm.

SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE

oferta financiare templateDownload

Tags :

Uncategorized @sq

Search

Postimet e fundit

  • 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore | Ngjarja Hapëse në COD, Zyra e Kryeministrit
  • Hartimi bashkëpunimit shumëpalësh për Ndërtimin e Qëndrueshmërisë të Rinisë ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri
  • THIRRJE PËR APLIKIM
  • Në kuadër të projektit “INCLUSSIVE – Kapacitete të përmirësuara dhe inovative të njësive vendore për integrim të suksesshëm social të subjekteve në nevojë,” Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi takimin përmbyllës, mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian.
  • Sa javë e rëndësishme ka qenë për P/CVE dhe R&R në Shqipëri!

Made with by Bozo Services © 2020 LKGV. All rights reserved.

  • Albanian