Pozicioni: Konsulencë teologjike në burgje për radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm
Data e shpalljes: 1 dhjetor 2023
Kohë e plotë
Rreth nesh: Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) ka mbi 25 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale, ligjore dhe edukative për viktimat e dhunës dhe komunitetet vulnerabël. Në kuadër të projekteve për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm (CVE), LKGV po zgjerohet me shërbime të specializuara në institucionet e vuajtjes së dënimit, me qëllim rehabilitimin, riintegrimin dhe mbështetjen psiko-sociale të individëve të prekur.
- Përshkrimi i Punës dhe Detyrat Kryesore
Konsulenti/ja do të jetë përgjegjës për ofrimin e konsulencës teologjike dhe mbështetjes shpirtërore për individë të dënuar ose në pritje gjykimi, të identifikuar si të ekspozuar ose të përfshirë në radikalizëm dhe ekstremizëm të dhunshëm. Roli synon të ndihmojë në kundërshtimin e narrativave ekstremiste, forcimin e aftësive për reflektim shpirtëror dhe krijimin e rrugëve për rehabilitim e riintegrim social pas lirimit.
- Detyrat kryesore përfshijnë:
- Ofrimin e konsulencës teologjike individuale dhe në grup për të burgosurit dhe të paraburgosurit e identifikuar me risk të lartë për radikalizëm.
- Shpjegimin dhe promovimin e interpretimeve të moderuara dhe paqësore të teksteve fetare, me synim de-radikalizimin dhe forcimin e vlerave të bashkëjetesës.
- Hartimin e moduleve të orientimit teologjik dhe edukimit fetar në bashkëpunim me institucionet e vuajtjes së dënimit.
- Mbështetjen e të dënuarve në adresimin e dilema etike dhe shpirtërore, duke nxitur reflektimin mbi përgjegjësinë personale dhe jetën pas lirimit.
- Bashkëpunimin me drejtuesit e institucioneve penitenciare, punonjësit socialë dhe psikologët, për të siguruar një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse në procesin e rehabilitimit.
- Pjesëmarrjen në programe formimi dhe trajnime mbi radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, të organizuara nga LKGV dhe partnerët e saj.
- Përgatitjen e raporteve narrative dhe analitike, duke dokumentuar progresin dhe sfidat e rasteve të trajtuara.
- Respektimin e standardeve etike, profesionale dhe të konfidencialitetit në çdo ndërhyrje, në përputhje me legjislacionin dhe parimet e të drejtave të njeriut.
- Kriteret e aplikimit
Kandidatja/i duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Diplomë universitare (Bachelor/Master) në Drejtësi, Teologji, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme. Kombinimi i formimit juridik me njohuri teologjike do të konsiderohet përparësi.
- Të paktën 3 vite përvojë profesionale në fushën e së drejtës, këshillimit ligjor ose angazhimit me individë vulnerabël, me përparësi në kontekste penitenciare ose rehabilitimi.
- Njohuri dhe sensibilitet mbi çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe përvoja e mëparshme në fushën e të drejtave të njeriut, drejtësisë penale ose sigurisë do të vlerësohen veçanërisht.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale, të shoqëruara me kapacitet për të menaxhuar situata dhe raste të ndërlikuara.
- Eksperiencë në hartimin e raporteve profesionale dhe përdorimin e programeve bazë kompjuterike (Microsoft Office, bazat e menaxhimit të të dhënave).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe me gojë; njohja e gjuhëve të tjera do të konsiderohet një aset shtesë.
- Gatishmëri për të udhëtuar dhe për të punuar në kushte të vështira që lidhen me mjedisin penitenciar.
- Integritet profesional, etikë e lartë dhe angazhim për ruajtjen e konfidencialitetit në çdo ndërveprim.
- Mënyra e aplikimit:
Të interesuarat/it janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre brenda afatit të përcaktuar në adresën elektronike: [email protected] ose pranë zyrës në adresën: Rr. Muhamet Gjollesha, Nd. 122, H.4, Ap. 8, duke vendosur në subjekt të e-mail-it:
“Aplikim për pozicionin: Konsulencë teologjike në burgje për radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm”.
Aplikimi duhet të përmbajë: Kërkesë, Ofertë, CV të detajuar.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, ndërsa LKGV garanton mundësi të barabarta punësimi për të gjitha aplikantet/ët.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 18.12.2023
SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE