Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza po zhvillon trajnimin me temë “Dhuna me bazë gjinore dhe barazia gjinore: Roli i punonjësit të policisë”. 27 oficerë policie po marrin pjesë në trajnim, i cili, krahas informimit mbi rolin e punonjësit të polcisë në kuadër të ligjit të ndryshuar mbi dhunën në marrëdhëniet familjare, trajton edhe rëndësinë e barazisë gjinore në menaxhimin e rasteve të DHBGJ. Në këtë trajnim gjithashtu u prezantua edhe udhëzuesi me titull “Roli i punonjësit të policisë për parandalimin, identifikimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore”.Partners Albania for Change and DevelopmentNorwegian Embassy in Prishtina