22% e te rinjve te moshes 16-18 vjec kane qene te pakten nje here viktima te dhunes ne marredhenie intime!
27% e te rinjve mendojne se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk eshte nje problem serioz!
Keto ishin disa nga gjetjet e paraqitura sot ne prezantimin e studimit ‘Dhuna ne marredheniet intime ne adoleshence ne Shqiperi”, zhvilluar nga Rrjeti AWEN. Gjetjet tejet interesante te ketij studimi hedhin drite edhe mbi shkaqet e ngjarjeve te pasqyruara se fundmi ne media.
Studimi tregon gjithashtu nje korrelacion te fuqishem midis dhunes ne familje dhe asaj ne marredhenie intime, duke qene se te rinjte e ekspozuar ndaj dhunes ne familje jane 3 here me te predispozuar per te qene serish viktima te dhunes, kete here ne marredhenie intime.
Linja e Keshillimit eshte e dedikuar, jo vetem ndaj ofrimit te sherbimeve per grate dhe vajzat e dhunuara, por edhe kundrejt ndergjegjesimit te te rinjve dhe te rejave per dhunen me baze gjinore, dukshem jashtezakonisht te nevojshem per shoqerine Shqiptare.