Përfaqësues të Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza morën pjesë në një diskutim televiziv në RTSH mbi fenomenin e martesave në moshë të hershme dhe ndikimin e tyre në shëndetin mendor dhe mirëqenien e vajzave.
Gjatë diskutimit u trajtua edhe fenomeni i marrëdhënieve asimetrike, ku ekziston një pabarazi në moshë apo pushtet, duke theksuar se në këto raste “dakordësia” shpesh ndikohet nga presioni social apo emocional.
Bazuar në rastet e trajtuara nga Linja, u evidentua se shumë vajza dhe gra të reja kërkojnë ndihmë pas përfundimit të marrëdhënieve abuzive, duke përballuar vështirësi në rikuperimin emocional dhe rindërtimin e vetëbesimit.
