Në vijim të aktiviteteve në kuadër të “16 Ditëve të Aktivizmit”, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi një takim ndërgjegjësues në bashkëpunim me Njësinë Administrative Dajt.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Mekanizmit të Referimit dhe gra të prekura nga dhuna, duke diskutuar mbi sfidat dhe nevojën për reagim të koordinuar.
Ky aktivitet kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e raportimit dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e viktimave.
