Drejtuesja e Linjës së Këshillimit për Gra dhe vajza dhe Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem, znj. Iris Luarasi, e zgjedhur rishtazi si Zv. Presidente e GREVIO-s së Këshillit të Evropës, ishte folësja kryesore në Forumin e Dytë Rajonal për Promovimin e Konventës së Stambollit të organizuar dje në Tiranë nga Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe UN Women, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Znj. Luarasi prezantoi Konventën e Stambollit dhe promovoi rëndësinë e implementimit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.