Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza organizoi takimin përmbyllës të një programi për fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave të margjinalizuara dhe të mbijetuara të dhunës në familje.
Përmes trajnimeve të zhvilluara, pjesëmarrëset u pajisën me aftësi praktike për punësim dhe vetëqëndrueshmëri ekonomike, duke rritur pavarësinë dhe sigurinë e tyre.
Ky program u realizua me mbështetjen e partnerëve dhe kontribuoi në krijimin e mundësive konkrete për integrim ekonomik dhe social të grave.
