Një kënaqësi e veçantë për mua personalisht, por edhe për Komitetin e GREVIO që drejtoj në Këshillin e Europës, që të kishim të ftuar për një shkëmbim idesh Presidenten e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (Gjykata e Strasburgut) Znj. Síofra O’Leary, e cila në historinë e Gjykatës, është gruaja e parë Presidente e këtij institucioni të rëndësishëm për të drejtat e njeriut. Prezantim fantastik dhe i dobishëm për të kuptuar se raportet monitoruese të GREVIO përdoren gjerësisht nga trupa e gjykatës për të ndihmuar gratë dhe vajzat që të fitojnë drejtësinë e munguar.