Devolli i shtohet listës së bashkive të Shqipërisë që kanë një Mekanizëm të Koordinuar Referimi, i cili i dedikohet rasteve të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore. Ky aktivitet është pjesë e një ndërhyrjeje të koordinuar që Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza po zbaton në rang kombëtar, me qëllim përmirësimin e përgjigjes institucionale ndaj nevojave të të mbijetuarave të dhunës në familje, me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).