Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, u organizua një event kombëtar me pjesëmarrjen e institucioneve dhe organizatave kryesore që veprojnë në këtë fushë.
Gjatë aktivitetit u ndanë vlerësime për profesionistë me kontribut të veçantë në mbështetje të viktimave të dhunës, duke përfshirë edhe përfaqësues të Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza.
Eventi shërbeu si një moment reflektimi dhe angazhimi për të forcuar përpjekjet e përbashkëta drejt eliminimit të dhunës me bazë gjinore.
