Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit”, përfaqësues të Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza morën pjesë në një program televiziv në RTSH, për të rritur ndërgjegjësimin mbi dhunën ndaj grave dhe vajzave.
Gjatë intervistës u theksua se vetëm në 11 muajt e vitit 2025, Linja ka pranuar mbi 3,650 telefonata nga gra dhe vajza që kanë raportuar forma të ndryshme dhune, përfshirë dhunën psikologjike dhe fizike.
Gjithashtu u theksua rëndësia e ofrimit të shërbimeve falas, duke përfshirë mbështetjen psikosociale dhe ligjore për gratë në nevojë.
