Pas një angazhimi të gjatë advokues dhe qytetar, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza kontribuoi në hartimin dhe promovimin e nismës për krijimin e “Regjistrit Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.
Kjo nismë, e mbështetur nga mbi 22,000 firma qytetarësh dhe e dorëzuar në Parlament, tashmë është bërë realitet dhe funksionon përmes platformës e-Albania.
Regjistri mundëson identifikimin e personave të dënuar për krime seksuale, duke kontribuar në parandalimin e rasteve të përsëritura dhe rritjen e sigurisë, veçanërisht për fëmijët dhe grupet vulnerabël.
Kjo arritje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mekanizmave të mbrojtjes dhe afrimit të Shqipërisë me standardet evropiane të të drejtave të njeriut.
