Edhe këtë fundvit Linja u mundua të sillte sadopak gëzim për gratë dhe fëmijët që fatkeqësisht 2024 nuk do ta presin në shtëpitë e tyre, por në Strehën Kombëtare për Viktimat e Dhunës.
Shprehim mirënjohje për stafin e strehëzës, i cili së bashku me policinë e shtetit dhe MKR gjithmonë janë treguar bashkëpunues duke ofruar mbështetje dhe mbrojtje emergjente për gratë që gjatë 2023 kanë kërkuar ndihmë në 📞116117 kur ndiheshin të rrezikuara nga dhunuesit.
Shume falenderime shkojnë edhe për Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme – Shqipëria të cilët mundësuan disa nga dhuratat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri për vogëlushët dhe gratë e strehëzës. Urojmë që viti i ri të sjellë për këta vogëlushë dhe nënat e tyre siguri dhe një jetë të re larg frikës!🎄