• Follow Us:
  • 116 117
  • [email protected]
Hotline Albania
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Aktivitete
  • Publikime
  • Ligje dhe Konventa
  • Kontakt
  • Siguria
  • Platformë Trajnuese
  • admin
  • 0 comments

Shqipëria proteston: Kundër dhunës seksuale dhe pro të drejtave të barabarta për gratë dhe vajzat!

Me sloganin ‘për fëmijërinë e vjedhur’ mijëra qytetarë, aktivistë dhe figura publike protestuan në sheshin “Nënë Tereza”.  Protesta u organizua duke marrë shkas nga abuzimi seksual ndaj 15-vjeçares nga ish-roja i shkollës, Abaz Doga, i cili për një periudhë 2-vjeçare përdhunonte dhe shantazhonte të miturën. Mijëra protestues ngritën zërin për t’i thënë stop dhunës dhe abuzimit ndaj femrave në një marshim-protestë kundër kulturës së heshtjes ndaj viktimave të dhunës seksuale. Përfaqësuesja e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, znj. Iris Luarasi, gjithashtu edhe një nga organizatoret e protestës, parashtroi kërkesat e organizatave të shoqërisë civile kundrejt Kuvendit të Shqipërisë, ku përfshihen edhe krijimi i një regjistri elektronik të dhunuesve seksualë dhe kastrimi kimik i pedofilëve. Fajin e ka dhunuesi e jo viktima. ☎️ 116117

Tags :

Uncategorized @sq

Leave a Reply Cancel Reply

Your email address will not be published.*

Search

Postimet e fundit

  • 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore | Ngjarja Hapëse në COD, Zyra e Kryeministrit
  • Hartimi bashkëpunimit shumëpalësh për Ndërtimin e Qëndrueshmërisë të Rinisë ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri
  • Në kuadër të projektit “INCLUSSIVE – Kapacitete të përmirësuara dhe inovative të njësive vendore për integrim të suksesshëm social të subjekteve në nevojë,” Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi takimin përmbyllës, mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian.
  • Sa javë e rëndësishme ka qenë për P/CVE dhe R&R në Shqipëri!
  • Trajnime për Fuqizimin e të Rinjve dhe Grave në Kamëz për Tregun e Punës

Made with by Bozo Services © 2020 LKGV. All rights reserved.

  • Albanian