Pozicioni: Ekspert/e për hartimin e modulit të trajnimit mbi përshtatjen e shërbimeve të riintegrimit për ish-të burgosurit e radikalizuar
Kohëzgjatja: 12 ditë pune
Data e shpalljes: 20 tetor 2023
Rreth nesh
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV), me mbi 25 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale, ligjore dhe edukative për komunitetet vulnerabël, është angazhuar prej disa vitesh në programet e parandalimit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm (CVE/PCVE). Në kuadër të këtyre nismave dhe projektit te financuar nga GCERF, LKGV do të organizojë një trajnim me stafin e shërbimeve sociale dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Tiranë mbi mënyrën e përshtatjes së shërbimeve të riintegrimit në komunitet sipas nevojave të ish-të burgosurve të radikalizuar.
Përshkrimi i punës dhe detyrat kryesore
Eksperti/ja do të jetë përgjegjës për:
- Hartimin e një moduli trajnimi të detajuar mbi përshtatjen e shërbimeve të riintegrimit për ish-të burgosurit e radikalizuar.
- Përfshirjen në modul të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe përshtatjen e tyre në kontekstin shqiptar.
- Strukturuarjen e modulit me pjesë teorike, praktike dhe raste studimore konkrete.
- Sigurimin që moduli të adresojë dimensionet psiko-sociale, punësimin, përfshirjen komunitare dhe mbështetjen institucionale.
- Paraqitjen e draftit për shqyrtim nga LKGV dhe dorëzimin e versionit final pas integrimit të komenteve.
Kriteret e aplikimit
Kandidatja/i duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Diplomë Master në Shkenca Sociale, Psikologji, Punë Sociale, Shkenca Politike, Siguri ose fusha të ngjashme.
- Minimum 7 vite përvojë në fushën e shërbimeve sociale, punësimit apo riintegrimit të ish-të burgosurve dhe individëve vulnerabël.
- Njohuri mbi radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, proceset e rehabilitimit dhe riintegrimit.
- Përvojë e dokumentuar në hartimin e moduleve, manualeve apo materialeve të trajnimit.
- Aftësi shumë të mira prezantimi, analize dhe hartimi dokumentesh.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (avantazh).
Mënyra e aplikimit
Të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën elektronike: [email protected] me subjekt:
Aplikim për pozicionin “Ekspert për hartimin e modulit të trajnimit mbi riintegrimin”
Aplikimi duhet të përmbajë:
- CV të detajuar
- Oferte financiare
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 5 nëntor 2023
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. LKGV ofron mundësi të barabarta punësimi.
SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE