• Follow Us:
  • 116 117
  • [email protected]
Hotline Albania
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Aktivitete
  • Publikime
  • Ligje dhe Konventa
  • Kontakt
  • Siguria
  • Platformë Trajnuese
  • admin
  • 0 comments

THIRRJE PËR APLIKIM

Pozicioni: Ekspert/e për hartimin e planeve individuale të edukimit për fëmijët e rikthyer nga zonat e konfliktit
Kohëzgjatja: Angazhim afatshkurtër (21 ditë pune në total, nga 1 marsi deri më 30 shtator 2022)

Data e shpalljes: 14.02.2022

Rreth nesh

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) është një organizatë me mbi 25 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale, ligjore dhe edukative për viktimat e dhunës, komunitetet vulnerabël dhe individë të prekur nga konflikti dhe ekstremizmi i dhunshëm. Në kuadër të punës së saj për riintegrimin e fëmijëve dhe grave të rikthyera nga zonat e konfliktit, LKGV kërkon të angazhojë një ekspert/e për hartimin e planeve të personalizuara të riintegrimit për 7 fëmijë.

Përshkrimi i punës dhe detyrat kryesore

Eksperti/ja do të jetë përgjegjës për:

  • Hartimin e 7 planeve individuale të veprimit për edukimin e fëmijëve të rikthyer nga zonat e konfliktit (3 ditë pune të dedikuara për çdo plan).
  • Bashkëpunimin me familjet, institucionet arsimore, shërbimet sociale dhe aktorët e tjerë relevantë për mbledhjen e informacionit dhe përshtatjen e planit sipas nevojave të secilit fëmijë.
  • Integrimin në planet e riintegrimit të masave psiko-sociale, arsimore, shëndetësore dhe komunitare.
  • Sigurimin që planet të reflektojnë një qasje të bazuar në të drejtat e fëmijëve dhe në standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e tyre.
  • Përgatitjen e një raporti përmbledhës mbi procesin e hartimit të planeve dhe rekomandimet për hapat e mëtejshëm.

Kriteret e aplikimit

Kandidatja/i duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë Master në Psikologji, Punë Sociale, Shkenca të Edukimit ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 5 vite përvojë profesionale në punën me fëmijët dhe familjet në situata vulnerabël.
  • Njohuri dhe përvojë mbi riintegrimin e fëmijëve nga zonat e konfliktit, ekstremizmi i dhunshëm ose trauma të lidhura me dhunën.
  • Aftësi shumë të mira analitike, komunikimi dhe hartimi dokumentesh.
  • Përvojë bashkëpunimi me institucione shtetërore dhe organizata të shoqërisë civile.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (avantazh).

Mënyra e aplikimit

Të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën elektronike: [email protected], me subjekt:
Aplikim për pozicionin “Ekspert për hartimin e planeve të riintegrimit”

Aplikimi duhet të përmbajë:

  • CV të detajuar
  • Oferte financiare

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 25.02.2022

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. LKGV ofron mundësi të barabarta punësimi.

SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE

oferta financiare templateDownload

Tags :

Uncategorized @sq

Search

Postimet e fundit

  • 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore | Ngjarja Hapëse në COD, Zyra e Kryeministrit
  • Hartimi bashkëpunimit shumëpalësh për Ndërtimin e Qëndrueshmërisë të Rinisë ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri
  • THIRRJE PËR APLIKIM
  • Në kuadër të projektit “INCLUSSIVE – Kapacitete të përmirësuara dhe inovative të njësive vendore për integrim të suksesshëm social të subjekteve në nevojë,” Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi takimin përmbyllës, mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian.
  • Sa javë e rëndësishme ka qenë për P/CVE dhe R&R në Shqipëri!

Made with by Bozo Services © 2020 LKGV. All rights reserved.

  • Albanian