• Follow Us:
  • 116 117
  • [email protected]
Hotline Albania
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Aktivitete
  • Publikime
  • Ligje dhe Konventa
  • Kontakt
  • Siguria
  • Platformë Trajnuese
  • admin
  • 0 comments

THIRRJE PËR APLIKIM

Pozicioni: Shërbim për prodhimin dhe transmetimin kombetar te një radio spoti 30 sekondësh
Data e publikimit: 09 Janar 2023
Afati i aplikimit: 24 Janar 2023

Rreth projektit

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) po zbaton projektin “Leaving the Past Behind: Building resilience to violent extremism”, të mbështetur nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF). Projekti synon parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe riintegrimin e individëve të rikthyer në komunitet, përmes aktiviteteve të ndërgjegjësimit, edukimit dhe ngritjes së kapaciteteve.

Përshkrimi i angazhimit

LKGV kërkon një operator radioje për prodhimin dhe transmetimin e një radio spoti 30 sekondësh, i cili do të transmetohet në valët e radios sipas planit të dakorduar.

  • Spoti do të ketë vetëm 1 zë.
  • Teksti i spotit do të përgatitet nga vetë operatori i radios, në konsultim me ekipin e LKGV.
  • Spoti duhet të ketë cilësi të lartë teknike dhe të përshtatet me publikun target.

Kriteret e aplikimit

  • Eksperiencë e mëparshme në prodhimin dhe transmetimin e spoteve radiofonike.
  • Aftësi krijuese dhe përvojë në përgatitjen e teksteve të shkurtër sensibilizuese.
  • Mundësi për garantimin e transmetimit në kohë dhe në stacione radio me mbulim të gjerë.

Dokumentet që duhet të përmbajë aplikimi

  • Ofertë financiare për prodhimin dhe transmetimin e spotit.
  • Informacion mbi periudhën e transmetimit të ofruar.

Mënyra e aplikimit

Aplikimet duhet të dërgohen brenda datës 24 Janar 2023 në adresën elektronike: [email protected]
Subjekti i email-it: “Aplikim për prodhim dhe transmetim radio spoti – Projekti GCERF”

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE

oferta financiare templateDownload

Tags :

Uncategorized @sq

Search

Postimet e fundit

  • 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore | Ngjarja Hapëse në COD, Zyra e Kryeministrit
  • Hartimi bashkëpunimit shumëpalësh për Ndërtimin e Qëndrueshmërisë të Rinisë ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri
  • THIRRJE PËR APLIKIM
  • Në kuadër të projektit “INCLUSSIVE – Kapacitete të përmirësuara dhe inovative të njësive vendore për integrim të suksesshëm social të subjekteve në nevojë,” Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi takimin përmbyllës, mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian.
  • Sa javë e rëndësishme ka qenë për P/CVE dhe R&R në Shqipëri!

Made with by Bozo Services © 2020 LKGV. All rights reserved.

  • Albanian