Pozicioni: Shërbim për transmetimin lokal të një radio spoti 30 sekondësh
Data e publikimit: 09 Janar 2023
Afati i aplikimit: 24 Janar 2023
Rreth projektit
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) po zbaton projektin “Leaving the Past Behind: Building resilience to violent extremism”, të mbështetur nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF). Projekti synon parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe riintegrimin e individëve të rikthyer në komunitet, përmes aktiviteteve të ndërgjegjësimit, edukimit dhe ngritjes së kapaciteteve.
Përshkrimi i angazhimit
LKGV kërkon një radio lokale në qarkun e Elbasanit dhe Librazhdit si zona “hot spot” per ekstremizmin e dhunshem, për transmetimin e një radio spoti 30 sekondësh sipas planit të dakorduar.
- Transmetimi duhet të garantojë mbulim efektiv në zonat përkatëse.
- Spoti duhet të ketë cilësi të lartë transmetimi dhe të përshtatet me publikun lokal target.
Kriteret e aplikimit
- Kapacitet për të garantuar kohë transmetimi në periudha optimale për publikun target.
- Mundësi për raportim mbi transmetimet e realizuara.
- Operon ne zonat e Elbasanit, Librazhdit, Pogradecit dhe Korçës.
Dokumentet që duhet të përmbajë aplikimi
- Ofertë financiare për transmetimin e spotit.
Mënyra e aplikimit
Aplikimet duhet të dërgohen brenda datës 24 Janar 2023 në adresën elektronike: [email protected]
Subjekti i email-it: “Aplikim për transmetim radio spoti – Projekti GCERF”
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE