• Follow Us:
  • 116 117
  • [email protected]
Hotline Albania
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Aktivitete
  • Publikime
  • Ligje dhe Konventa
  • Kontakt
  • Siguria
  • Platformë Trajnuese
  • admin
  • 0 comments

THIRRJE PËR APLIKIM

Pozicioni: Ekspert/e për programe mentorimi dhe këshillimi mbi punësimin për RFTFs (personat e rikthyer nga zonat e konfliktit)
Kohëzgjatja: Konsulencë me afat 1-vjeçar (1 janar – 31 dhjetor 2024)

Data e shpalljes: 8 dhjetor 2023

Rreth nesh

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV), një organizatë me mbi 25 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale, ligjore dhe edukative për viktimat e dhunës dhe komunitetet vulnerabël, ka qenë një aktor kyç në programet e parandalimit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm (CVE/PCVE) dhe riintegrimin e individëve të rikthyer nga zonat e konfliktit. Në kuadër të punës së saj dhe projektit te mbeshtetur nga GCERF, LKGV kërkon të angazhojë një ekspert/e për të ofruar mentorim dhe coaching mbi punësimin për RFTFs, duke punuar brenda një qendre shumë-agjencishme dhe në bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe shërbimet e punësimit.

Përshkrimi i punës dhe detyrat kryesore

Eksperti/ja do të jetë përgjegjës për:

  • Hartimin dhe zbatimin e një programi mentorimi dhe coaching mbi punësimin për RFTFs.
  • Mbështetjen individuale dhe në grup për rritjen e aftësive të punësimit dhe integrimit në tregun e punës.
  • Koordinimin me shërbimet e punësimit, trajnimet profesionale (VET) dhe institucionet shtetërore për të lehtësuar aksesin e përfituesve në mundësi punësimi.
  • Zhvillimin e aktiviteteve praktike për rritjen e aftësive ndërpersonale dhe profesionale të RFTFs.
  • Përgatitjen e raporteve mujore mbi progresin e përfituesve dhe rekomandime për përmirësime.

Kriteret e aplikimit

Kandidatja/i duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Diplomë Master në Administrim Biznesi, Burime Njerezore, Shkenca Sociale, Edukim, Shkenca Politike, Finance, Siguri, ose fusha të ngjashme.
  • Minimum 7 vite përvojë profesionale ne keto fusha.
  • Përvojë me programe të formimit profesional dhe punësimit në bashkëpunim me institucione publike dhe private.
  • Njohuri mbi proceset e riintegrimit të RFTFs dhe punën ndër-institucionale.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, këshillimi dhe raportimi.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (avantazh).

Mënyra e aplikimit

Të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën elektronike: [email protected] me subjekt:
Aplikim për pozicionin “Ekspert për programe mentorimi dhe këshillimi mbi punësimin e te rikthyerve”

Aplikimi duhet të përmbajë:

  • CV të detajuar
  • Ofertë financiare

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 24 dhjetor 2023

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. LKGV ofron mundësi të barabarta punësimi.

SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE

oferta financiare templateDownload

Tags :

Uncategorized @sq

Search

Postimet e fundit

  • 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore | Ngjarja Hapëse në COD, Zyra e Kryeministrit
  • Hartimi bashkëpunimit shumëpalësh për Ndërtimin e Qëndrueshmërisë të Rinisë ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri
  • THIRRJE PËR APLIKIM
  • Në kuadër të projektit “INCLUSSIVE – Kapacitete të përmirësuara dhe inovative të njësive vendore për integrim të suksesshëm social të subjekteve në nevojë,” Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi takimin përmbyllës, mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian.
  • Sa javë e rëndësishme ka qenë për P/CVE dhe R&R në Shqipëri!

Made with by Bozo Services © 2020 LKGV. All rights reserved.

  • Albanian