Pozicioni: Ekspert/e për hartimin e protokolleve për funksionimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për rastet e Ekstremizmit të Dhunshëm
Kohëzgjatja: Angazhim afatshkurtër (20 dite pune)
Data e shpalljes: 07.07.2023
Rreth nesh
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV), me mbi 25 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale, ligjore dhe edukative për komunitete vulnerabël, prej vitit 2018 është e angazhuar në projektet për parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm (CVE/PCVE). Në kuadër të bashkëpunimit me institucionet shtetërore dhe në mbështetje të krijimit të Komiteteve Rajonale dhe të Sekretariatit Teknik LKGV kërkon të angazhojë një ekspert/e për hartimin e protokolleve standarde të funksionimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për rastet e ekstremizmit të dhunshëm.
Përshkrimi i punës dhe detyrat kryesore
Eksperti/ja do të jetë përgjegjës për:
- Hartimin e paketës së protokolleve dhe rregullores për funksionimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për EVH.
- Integrimin e praktikave më të mira ndërkombëtare dhe përshtatjen e tyre në kuadrin ligjor e institucional shqiptar.
- Konsultimin me aktorë institucionalë dhe shoqëri civile për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
- Përfshirjen në protokolle të procedurave të identifikimit, referimit, menaxhimit dhe monitorimit të rasteve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
- Hartimin e udhëzimeve të detajuara për rolet dhe përgjegjësitë e Komiteteve Rajonale, Sekretariateve Teknike dhe institucioneve të tjera të përfshira.
- Përgatitjen e një dokumenti përfundimtar që do të shërbejë si bazë për miratimin dhe zbatimin e mekanizmit në nivel kombëtar.
Kriteret e aplikimit
Kandidatja/i duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Diplomë Master në Shkenca Sociale, Shkenca Politike, Siguri, Juridik ose fusha të ngjashme.
- Minimum 7 vite përvojë profesionale në politikat e sigurisë, drejtësisë, të drejtave të njeriut, ose menaxhimin e mekanizmave ndër-institucionalë.
- Njohuri të thelluara mbi parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, rehabilitimin dhe riintegrimin.
- Eksperiencë e dokumentuar në hartimin e protokolleve, manualeve apo procedurave standarde për institucionet publike ose organizatat ndërkombëtare.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikimi dhe koordinimi ndër-institucional.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe me gojë).
Mënyra e aplikimit
Të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën elektronike: [email protected] me subjekt:
Aplikim për pozicionin “Ekspert për hartimin e protokolleve për Mekanizmin Kombëtar të Referimit”
Aplikimi duhet të përmbajë:
- CV të detajuar
- Oferte financiare
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 21/07/2023
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. LKGV ofron mundësi të barabarta punësimi
SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE