ASISTENT PROGRAMI ME KOHE TE PLOTE
Data e publikimit: 09.01.2023
Afati i aplikimit: 22.01.2023
Kohëzgjatja e kontratës: 01 Shkurt 2023 – 31 Dhjetor 2023
Projekti: Leaving the past behind, i mbështetur nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF)
Organizata: Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV)
Rreth organizatës dhe projektit
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1996, e para në Shqipëri që ngriti një linjë telefonike kombëtare falas për viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore. Për më shumë se dy dekada, LKGV ka ofruar shërbime psikosociale, juridike dhe mbështetje për fuqizimin e grave dhe vajzave, duke kontribuar njëkohësisht në hartimin e legjislacionit kombëtar dhe forcimin e mekanizmave institucionalë kundër dhunës. Organizata ka ndihmuar mbi 148,000 gra dhe vajza në nivel kombëtar dhe ka luajtur një rol kyç në ngritjen e mekanizmave të referimit në bashki të ndryshme të vendit.
Projekti i mbështetur nga GCERF fokusohet në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe përforcimin e reziliencës komunitare. Përmes shërbimeve të drejtpërdrejta për individë dhe familje, ndërgjegjësimit publik, trajnimeve dhe përfshirjes së aktorëve lokalë, projekti synon të reduktojë faktorët e rrezikut dhe të forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional në nivel vendor e kombëtar. Ky projekt i jep prioritet krijimit të alternativave pozitive për të rinjtë dhe mbështetjes së komuniteteve për të ndërtuar një mjedis më të sigurt dhe gjithëpërfshirës.
Përshkrimi i pozicionit
Asistenti i Programit do të mbështesë zbatimin e aktiviteteve të projektit, duke siguruar koordinim efektiv të brendshëm dhe mbajtjen e dokumentacionit administrativ dhe teknik. Pozicioni përfshin bashkëpunim të ngushtë me stafin e projektit, partnerët dhe palët e interesuara në nivel vendor dhe kombëtar.
Detyrat kryesore
- Mbështetje në planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve të projektit.
- Përgatitja dhe menaxhimi i dokumentacionit të projektit (raporte, lista pjesëmarrësish, minuta takimesh etj.).
- Koordinim logjistik për aktivitetet në terren dhe ngjarjet publike.
- Ndihmë në komunikimin me partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë.
- Mbajtja e një arkive të plotë të materialeve të projektit në përputhje me kërkesat e donatorit.
- Përkrahje në monitorimin dhe raportimin e aktiviteteve sipas planit të punës.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në shkencat sociale, administrim, juridik ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune të ngjashme në projekte të shoqërisë civile ose me donatorë ndërkombëtarë është e preferueshme.
- Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe shkrimi.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze (me shkrim dhe me gojë).
- Njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office dhe mjeteve digjitale.
Procedura e aplikimit
Të interesuarit duhet të dërgojnë:
- CV-në e përditësuar
në adresën e emailit: [email protected], me subjekt “Aplikim për Asistent Programi – GCERF”, deri më datë 22.01.2024
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE