EKSPERT VIDEO/KAMERAMAN PËR ZHVILLIMIN E INTERVISTAVE ME LIDERË FETARË
Data e publikimit: 03.02.2023
Afati i aplikimit: 19.02.2023
Kohëzgjatja e angazhimit: deri më 31.12.2024
Projekti: “Leaving the past behind”, i mbështetur nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF)
Përshkrimi i angazhimit
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV), një organizatë me përvojë shumëvjeçare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, shpall thirrjen për angazhimin e një eksperti video/kameramani (individ ose kompani/studio).
Angazhimi ka për qëllim realizimin dhe dokumentimin profesional të 20 intervistave me liderë fetarë në Tiranë, të cilat do të fokusohen në:
- Ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar;
- Procesin e riintegrimit të personave të rikthyer nga zonat e konfliktit.
Ky material audioviziv do të përdoret për qëllime ndërgjegjësimi, dokumentimi dhe promovimi të praktikave pozitive në kuadër të projektit të mbështetur nga GCERF.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Eksperti i përzgjedhur do të ketë detyrat e mëposhtme:
- Planifikimi dhe zhvillimi i procesit të xhirimit për 20 intervista, në koordinim të plotë me ekipin e projektit;
- Sigurimi i cilësisë së lartë teknike në pamje dhe audio, përmes përdorimit të dy mikrofonave dhe pajisjeve profesionale të xhirimit;
- Montimi dhe redaktimi i materialeve të xhiruara, duke përfshirë titrat në gjuhën shqipe ose angleze;
- Dorëzimi i materialeve finale sipas standardeve të përcaktuara dhe brenda afateve kohore të vendosura nga projekti.
Kriteret e përzgjedhjes
Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Eksperiencë e dëshmuar në fushën e prodhimeve audiovizive, kamerimit dhe montazhit;
- Posedimi i pajisjeve profesionale për xhirim dhe montazh (kamera me rezolucion të lartë, mikrofonë, pajisje ndriçimi etj.);
- Aftësi për të realizuar intervista të strukturuara me cilësi të lartë teknike dhe vizuale;
- Përvojë e mëparshme në projekte sociale, hulumtuese apo bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile përbën avantazh;
- Fleksibilitet dhe aftësi për të respektuar afatet kohore, duke punuar në koordinim me një ekip multidisiplinar.
Kushtet e kontratës
- Angazhimi do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2024.
- Të gjitha kostot teknike dhe logjistike (pajisje, transport, akomodim, montazh) do të mbulohen nga eksperti ose kompania aplikante dhe duhet të përfshihen në ofertën financiare.
Dokumentet e aplikimit
Të interesuarit duhet të dorëzojnë:
- CV profesionale;
- Ofertë financiare për realizimin e plotë të angazhimit (duke përfshirë incizimin, montazhin dhe dorëzimin e 20 intervistave të titruara).
Afati dhe mënyra e aplikimit
Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen deri më 19 shkurt 2023, në adresën:
📧 [email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm.
SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE