FINANCIER/E (ME KOHË TË PLOTË)
Data e shpalljes: 28 dhjetor 2023
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) shpall thirrjen për një/ë Financiere me kohë të plotë për t’iu bashkuar ekipit të saj.
Rreth nesh
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV), e themeluar në vitin 1996, është organizata e parë në Shqipëri që ofron shërbime psiko-sociale, ligjore dhe mbrojtëse për vajzat dhe gratë e mbijetuara të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. Organizata është gjithashtu promotore e reformave ligjore dhe politikave kombëtare në mbrojtje të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.
Në kuadër të projekteve të saj, përfshirë edhe ato të financuara nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF), LKGV ka zgjeruar ndërhyrjet për të adresuar parandalimin dhe trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm, përmes forcimit të reziliencës komunitare, riintegrimit të individëve të prekur dhe mbështetjes së familjeve të tyre.
Përshkrimi i punës dhe detyrat kryesore
Planifikimi dhe monitorimi financiar
- Planifikon, harton dhe monitoron periodikisht të ardhurat dhe shpenzimet sipas projekteve të organizatës.
- Përgatit raporte financiare të sakta për përdorim të brendshëm, për donatorët dhe autoritetet tatimore, në përputhje me kërkesat e projekteve.
- Ndjek dhe analizon ekzekutimin e buxheteve dhe sugjeron masa për optimizimin e burimeve.
Mbikëqyrja e praktikave financiare
- Kontrollon praktikat e brendshme të ekzekutimit financiar.
- Siguron pajtueshmërinë me ligjin shqiptar dhe rregulloret e donatorëve.
Menaxhimi i marrëdhënieve me donatorët
- Mban komunikim të rregullt për çështje financiare dhe kontraktuale.
- Siguron përputhshmërinë me detyrimet financiare dhe administrative.
Procedurat administrative dhe prokurimi
- Zbaton procedurat administrative sipas rregullores së brendshme dhe kërkesave të donatorëve.
- Mbikëqyr proceset e prokurimit në përputhje me standardet.
Kontabiliteti dhe raportimi
- Menaxhon sistemin e kontabilitetit për të gjitha projektet.
Politikat financiare
- Jep kontribut për zhvillimin e politikave financiare të organizatës.
- Siguron që praktikat financiare të jenë në përputhje me standardet dhe ligjin.
Të tjera
- Përgatit buxhete për aplikime të reja per projekte.
- Jep mbështetje dhe trajnime për stafin mbi menaxhimin financiar.
- Përgatit dokumentacionin për auditime të brendshme dhe të jashtme.
- Kryen detyra të tjera sipas nevojës së organizatës.
Kriteret e aplikimit
- Diplomë universitare në Financë/Kontabilitet.
- Përvojë pune 3-5 vjet në pozicione të ngjashme (përvoja në OJF dhe me projekte donatorësh ndërkombëtarë është e preferueshme).
- Njohuri mbi rregullat e financimit të donatorëve, përfshirë PRAG-un e Komisionit Evropian.
- Njohuri të mira mbi legjislacionin fiskal dhe financiar shqiptar.
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve financiare dhe Microsoft Office (veçanërisht Alpha Web dhe Excel).
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (shkrim & komunikim).
- Aftësi analitike, organizative dhe të shkëlqyera në komunikim.
Mënyra e aplikimit
Të interesuarat duhet të dërgojnë në adresën linjae[email protected] ose dorazi prane zyrave tona ne adresen Rr. Muhamet Gjollesha, Nd. 122, H.4, Ap.8, 1023, Tirane, Shqiperi dokumentacionin e mëposhtëm:
- CV të përditësuar
Në subjektin e e-mailit duhet të specifikohet: Financier/e – LKGV
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë me e-mail ose telefon. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. LKGV garanton mundësi të barabarta punësimi.
Afati i aplikimit Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 17 janar 2024.
SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE