KËSHILLUESE NË BURGJE PËR RADIKALIZMIN DHE EKSTREMIZMIN E DHUNSHËM
Data e thirrjes: 30 nentor 2023
Rreth nesh
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) ka mbi 25 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale, ligjore dhe edukative për viktimat e dhunës dhe komunitetet vulnerabël. Në kuadër të projekteve për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm (CVE), LKGV po zgjerohet me shërbime të specializuara në institucionet e vuajtjes së dënimit, me qëllim rehabilitimin, riintegrimin dhe mbështetjen psiko-sociale të individëve të prekur.
Përshkrimi i punës dhe detyrat kryesore
Këshilluesja do të jetë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve psiko-sociale dhe edukative për individë të dënuar apo në pritje gjykimi, të identifikuar si të ekspozuar ose të përfshirë në radikalizëm dhe ekstremizëm të dhunshëm. Detyrat përfshijnë:
- Ofron këshillim psiko-social individual dhe në grup për të burgosurit dhe të paraburgosurit të identifikuar me risk të lartë për radikalizëm.
- Harton dhe zbaton plane rehabilitimi dhe riintegrimi në bashkëpunim me institucionet e vuajtjes së dënimit.
- Ofron mbështetje dhe udhëzime për menaxhimin e emocioneve, konfliktit dhe ndërtimin e aftësive për jetë pas lirimit.
- Identifikon dhe referon rastet me problematika komplekse tek shërbimet përkatëse (shëndetësore, ligjore, sociale).
- Bashkëpunon ngushtë me drejtuesit e institucioneve penitenciare, psikologët e burgjeve, punonjësit socialë dhe aktorë të tjerë relevantë.
- Merr pjesë në trajnime të brendshme dhe aktivitete advokuese të organizuara nga LKGV.
- Përgatit raporte narrative, vlerësuese dhe mbajtje të bazës së të dhënave për rastet e trajtuara.
- Siguron respektimin e konfidencialitetit dhe standardeve etike në çdo ndërhyrje.
Kriteret e aplikimit
Kandidatja/i duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Diplomë Bachelor dhe Master në Psikologji, Punë Sociale, Psikiatri ose fusha të ngjashme.
- Minimum 3 vite përvojë pune në këshillim psiko-social, preferohet me individë vulnerabël ose në kontekste të vuajtjes së dënimit.
- Njohuri mbi radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, si dhe përvojë në fushën e të drejtave të njeriut dhe sigurisë.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, ndërpersonale dhe menaxhimi të rasteve të vështira.
- Përvojë në hartimin e raporteve dhe përdorimin e programeve bazë kompjuterike (Microsoft Office).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe me gojë).
- Gatishmëri për të udhëtuar dhe punuar në kushte të vështira (mjedis penitenciar).
- Integritet profesional dhe angazhim për ruajtjen e konfidencialitetit.
Mënyra e aplikimit
Të interesuarat duhet të dërgojnë në adresën elektronike [email protected] ose ne adresen e zyres rr. Muhamet Gjollesha, Nd. 122, H.4, Ap.8, me subjekt:
Aplikim për pozicionin “Këshilluese në burgje për radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm”, duke bashkëngjitur:
- CV të detajuar
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe LKGV ofron mundësi të barabarta punësimi.Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 18.12.2023
SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE