• Follow Us:
  • 116 117
  • [email protected]
Hotline Albania
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Aktivitete
  • Publikime
  • Ligje dhe Konventa
  • Kontakt
  • Siguria
  • Platformë Trajnuese
  • admin
  • 0 comments

THIRRJE PËR APLIKIM

KESHILLUESE PËR TERRORIZMIN E DHUNSHËM DHE RADIKALIZIMIN FETAR (ME KOHË TË PLOTË)

Linja e Këshillimit per Gra dhe Vajza (LKGV) po kërkon një këshilluese të reja për t’iu bashkuar ekipit të saj këshillues.

Rreth nesh:

Në kuadër të projektit te financuar nga GCERF, Linja e Këshillimit operon një qendër telefonike informacioni mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin fetar. Qendra telefonike do të ofrojë informacion, këshillim dhe mbështetje për individët, komunitetet dhe profesionistët mbi parandalimin, identifikimin dhe trajtimin e rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit. Këshillueset do të trajnohen ekstensivisht nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza mbi këto tematika.

Përshkrimi i punës dhe detyrat e këshillueses:

  • Ofron këshillim psiko-social, nëpërmjet linjës telefonike dhe ballë për ballë, për individët e afektuar nga ekstremizmi i dhunshëm dhe/ose radikalizimi fetar;
  • Ofron informacione të detajuara për të rinjtë, mësuesit, profesionistët dhe komunitetin e gjerë mbi faktorët nxitës dhe ato të qëndrueshmërisë ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit fetar;
  • Ofron mbështetje dhe udhëheqje për individët, veçanërisht të rinjtë, me qëllim parandalimin e rekrutimit nga faktorë të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit fetar;
  • Ofron seanca këshilluese dhe referon rastet në institucionet e tjera përkatëse (bashki, qendra shëndetësore, psikologë shkolle etj.);
  • Bashkëpunon me aktorë të tjerë si: mësues dhe psikologë të shkollave, zyrtarë të pushtetit vendor, udhëheqës fetarë dhe praktikatë, specialistë shëndeti, psikologë, liderë të komuniteteve etj., me qëllim informimin, edukimin dhe rritjen e vetëdijes së tyre mbi konceptet e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit fetar;
  • Siguron një ambjent mikpritës dhe të sigurtë për personat që telefonojnë;
  • Vlerëson rrezikshmërinë e rasteve të paraqitura;
  • Merr pjesë në aktivitetet dhe eventet advokuese dhe informuese të organizuara nga LKGV;
  • Bashkëpunon me pjesëtaret e tjera të ekipit këshillues dhe stafin administrativ dhe këshilluesen ligjore për trajtimin e rasteve të vështira;
  • Merr pjesë në mbledhjet mujore ku paraqet progresin e punës.

Përgjegjësi administrative:

  • Përgatit raporte narrative dhe vlerësuese;
  • Mban bazën e të dhënave dhe kontakteve lokale, si dhe informon stafin për çdo ndryshim pozioni, problematika të reja, etj.  
  • E gatshme të udhëtojë në mënyrë të pavarur në qytete të ndryshme të Shqipërisë si dhe jashtë vendit
  • Keshilluesja raporton drejtpërsëdrejti tek Koordinatorja e Programeve.

Kandidatja për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) në Psikologji, Punë Sociale, Psikiatri ose degë të tjera të ngjashme, me rezultate shumë të mira;
  • Të jetë banuese në qytetin e Tiranës;
  • Të ketë eksperienca të mëparshme pune me komunitetet vulnerabël dhe organizata joqeveritare;
  • Të jetë njohese e shërbimeve publike, politikave dhe legjislacionit kombëtar për sa i përket mbrojtjes sociale;
  • Të ketë të paktën 3 (tre) vite eksperiencë pune në projekte të ngjashme në organizata të shoqërisë civile ose institucione publike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, si në të shkruar edhe në të folur;
  • Zhdërvjelltësi në përdorimin e paketës bazë Microsoft Office;
  • Njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, në të shkruar dhe të folur. Testimi i gjuhës do të kryhet nga vetë Linja e Këshillimit;
  • Njohuri të mira mbi funksionimin e programeve të ndërgjegjësimit të komunitetit;
  • Njohuri dhe eksperiencë në fushat e të drejtave të njeriut në përgjithësi.

      Kritere të tjera:

  • Të jetë e aftë të menaxhojë raste të vështira;
  • Të zotërojë aftësi të  shkëlqyera dëgjuese, të jetë e aftë të marrë vendime të shpejta dhe të mos shfaqë tendenca gjykuese;
  • Të garantojë ruajtjen e konfidencialitetit të telefonatave;
  • Të ketë ndjeshmëri ndaj cështjeve të të drejtave të njeriut dhe sigurisë;
  • Të zotërojë aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi;
  • Të jetë e gatshme të punojë edhe gjatë orarit të pasdites (16:00-20:00);
  • Të punojë në përputhje me standardet e shërbimit të Linjës Kombëtare Të Këshilllimit për Viktimat e Dhunës në Familje;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe mundësi përshtatjeje në grupe të ndryshme.

 Mënyra e aplikimit:

Të interesuarat të dërgojnë në adresën tonë elektronike [email protected] ose te paraqiten prane ambjenteve te zyres ne adresen: Rr. Muhamet Gjollesha, Nd.122, H.4, Ap.8, 1023, Tirane, me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Një kopje të CV-së

Në subjektin e e-mailit duhet të specifikohet titulli i pozicionit për të cilin po aplikoni: Këshilluese për terrorizmin e dhunshëm dhe radikalizimin fetar;

Kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit për tu paraqitur për intervistë. Të gjitha CV-të e sjella do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Linja e Këshillimit ju siguron për dhënien e shanseve të barabarta të gjithë kandidatëve. 

Afati i dorezimit të aplikimeve është deri më datën 15.06.2023.  

SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE

oferta financiare templateDownload

Tags :

Uncategorized @sq

Search

Postimet e fundit

  • 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore | Ngjarja Hapëse në COD, Zyra e Kryeministrit
  • Hartimi bashkëpunimit shumëpalësh për Ndërtimin e Qëndrueshmërisë të Rinisë ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri
  • THIRRJE PËR APLIKIM
  • Në kuadër të projektit “INCLUSSIVE – Kapacitete të përmirësuara dhe inovative të njësive vendore për integrim të suksesshëm social të subjekteve në nevojë,” Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi takimin përmbyllës, mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian.
  • Sa javë e rëndësishme ka qenë për P/CVE dhe R&R në Shqipëri!

Made with by Bozo Services © 2020 LKGV. All rights reserved.

  • Albanian